Man Utd e përfundon sezonin me fitore ndaj Watfordit

18:02 | 13 Maj 2018
Arbresh.info

Manchester United e ka mbyllur me fitore sezonin 2017/18 në Premierligë.

Manchester United e ka mposhtur 1-0 Watfordin për ta mbyllur sezonin në Premierligë me fitore.

Golin e fitores e realizoi sulmuesi i ri, Marcus Rashford, në minutën e 34’ me “Djajtë e Kuq” që tashmë kishin siguruar pozitën e dytë.

Objektivi i Jose Mourinhos tani është FA Cup ku në finale do të përballet me Chelsean të shtunën me 19 maj dhe dëshira është që të përfundojë sezonin 2017/18 me një trofe.

United e mbylli sezonin me 25 fitore, 6 barazime dhe 7 humbje – duke shënuar 68 gola dhe pranuar 28.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme