Google ADS

Man Utd bën gati përforcimin e verës, çmimi 103 milionë euro

10:00 | 1 Shkurt 2019
A. B.

Manchester United ka identifikuar një përforcim të madh, pas përfundimit të këtij sezoni.

Manchester United ka shfaqur interesim për transferimin e talentit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho. Mediat angleze raportojnë se klubi nga Old Trafford kërkon blerjen e tij pas përfundimit të këtij sezoni.

18 vjeçari ka shkëlqyer në Dortmund pas largimit nga Manchester City më 2017, transmeton lajmi.net.

Dortmund e vlerëson Sanchon në 103 milionë euro.

Por, dëshira e madhe e United për ta rikthyer dominimin në Premierligë mund t’i detyrojë ta paguajnë shifrën e kërkuar.

Të ngjashme