Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi gjatë verës për transferim në Juventus dhe raportet kanë zbuluar se Manchester United ishte arsyeja prapa kësaj lëvizje.
Ronaldo tronditi botën e futbollit me largimin e tij nga Bernabeu për transferim në Itali gjatë verë për një tarifë prej 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Superylli portugez u largua nga Real Madridi si golashënuesi më i mirë i tyre dhe pasi i kishte siguruar atyre tre trofe radhazi të UEFA Ligës së Kampionëve.
Por, një zënkë me presidentin e ‘Los Blancos’, Florentino Perez, e kishte bindur atë për largim dhe për transferim në Torino.
“E kam ndjerë brenda në klub, veçanërisht nga presidenti, që ata nuk më konsiderojnë më në të njëjtën mënyrë se si kanë bërë në fillim”, kishte thënë Ronaldo.
“Në katër ose pesë vitet, aty kisha ndjenjen e të qenurit ‘Cristiano Ronaldo’. Më pas më pak”
“Presidenti më shikonte në sy dhe nuk dëshironte të më thoshte të njëjtën gjë për shkak se nuk isha më i nevojshëm për ata, ju e dini se çfarë dua të them”
‘Tuttosport’ raporton që Juventusi ishte në gjendje për t’i ofruar atij një rol të ngjashëm që ai kishte në United kohë më parë, transmeton portali arbresh.info.
Te “Djajtë e Kuq”, sulmuesi ishte i nderuar dhe kishte fituar trofeun e tij të parë – Topin e Artë në vitin 2008.
Sir Alex Ferguson është ende një ikonë në mendjen e Ronaldos dhe ende e quan skocezin “Shef”.
Pavarësisht se ishte në garë me lojtarët si Wayne Rooney, Dimitar Berbatos dhe Carlos Tevez, Ferguson gjithmonë kishte besim te anësori portugez.
33-vjeçari ka nevojë të jetë diku ku është lojtari kryesor dhe Juventusi ishte në gjendje për t’i ofruar këtë atij./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?