Google ADS

Man Utd arrin marrëveshje personale me Rodriguezin

19:12 | 4 Maj 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve, Manchester United ka rënë dakord me James Rodriguez për transferimin e tij.

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ raporton që reprezentuesi kolumbian është i gatshëm të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ për transferim në ‘Old Trafford’, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Manchester United dhe Real Madridi ende nuk kanë arritur marrëveshje rreth çmimit derisa David De Gea vazhdon të mbetet pikë referimi.

Portieri është shënjestra kryesore e Zinedine Zidane këtë verë dhe Reali është duke kërkuar shkëmbimin e lojtarëve me “Djajtë e Kuq”.

Mesfushori nuk ka qenë rregullit pjesë e formacionit startues në La Liga, duke bërë vetëm 19 paraqitje. Manchester United ka qenë duke kërkuar transferimin e 25-vjeçarit në javët e fundit.

Rodriguez u transferua te Reali në vitin 2014 pasi shkëlqeu në Kampionatin Botëror në Brazil./arbresh.info

Të ngjashme