Manchester United raportohet se është afër marrëveshjes së jashtëzakonshme për të nënshkruar gjatë verës me sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Marrëveshja për të sjell francezin në ‘Old Trafford’ është menduar se ka dështuar, por raporte të ndryshme tani sugjerojnë që Griezmann ka ndryshuar mendje dhe marrëveshja është shumë afër, transmeton portali arbresh.info.
Çmimi i lojtarit thuhet se prek shifrën prej 86 milionë funta, ngjashëm si Paul Pogba, i cili u rikthye në Angli verën e kaluar.
Kjo sigurisht është një befasi për tifozët e Atleticos që mendonin se francezi do të vazhdoj qëndrimin në Madrid. Sidoqoftë, marrëveshja me “Djajtë e Kuq” tani raportohet se është “formale”.
Manchester United thuhet gjithashtu se ka shtruar ofertë prej 110 milionë euro për Kylian Mbappen, por Real Madridi konsiderohet si favorit për shërbimet e tij./arbresh.info
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...