Manchester Unitedi s’e lejoi Jose Mourinhon të kthehet në Porto në vitin 2016, sipas presidentit të Portos Pinto da Costas, pasi që Djajtë e Kuq kishin refuzuar ta lënë portugezin të kthehet te ish-klubi për një periudhë të shkurtë kohore, pasi e kishin arritur marrëveshjen për ta bërë atë pasardhës të Louis van Gaal.
Manchester Unitedi e kishte marrë vendimin për ta zëvendësuar holandezin Louis Van Gaal me portugezin Jose Mourinho shumë kohë para se të kishte mundësi të bëhej zyrtare ndryshimi i trajnerit, transmeton Gazeta Express.
Mourinho nënshkroi kontratë me Djajtë e Kuq dhe ishte dashur të presë me durim deri në fund të sezonit, para se të kishte mundësi ta merrte drejtimin e skuadrës.
Atij iu ofrua mundësia të kthehet si trajner në Porto vetëm për javët e fundit të sezonit, deri sa t’i vijë koha për ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit, mirëpo Djajtë e Kuq s’pranuan ta lejojnë këtë të ndodhë.
Presidenti i Portos, Pinto da Costa, thotë se Mourinho kishte qenë i gatshëm ta pranonte atë ofertë, mirëpo Manchester Unitedi s’e klithe lejuar.
“Ne ishim pa trajner në mes të sezonit. Unë e kontaktova Mourinhon, i cili kishte kontratë me Manchester Unitedin, por do ta fillonte punën atje vetëm në fillim të sezonit vijues”, ka thënë Pinto da Costa për trajnerin aktual të Jose Mourinhos.
“Unë i kërkova atij të vijë te ne deri në fund të sezonit para se të shkojë në Manchester United. Dukej e pamundur, por ai tha po. Ne e kishim një finale të kupës, një finale të kupës së ligës dhe ai tha se do të vinte”.
“Kur gjithçka po dukej se mund të ndodhte, Manchester Unitedi nuk e aprovoi marrëveshjen pasi që ata argumentuan se ne mund të ishim kundërshtarë në gara evropiane. Është diçka e paditur kjo, por e dëshmon dashurinë që ai e kishte për klubin tonë”.
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...