Manchester Unitedi raportohet se është duke e shqyrtuar sërish mundësinë e transferimit të sulmuesit të Juventusit, Mario Mandzukicin. “Djajtë e kuq” janë të interesuar ta transferojnë atë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kroati Mario Mandzukic kishte qenë afër transferimit në “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo drejtuesit e klubit anglez në fund vendosën të mos e blejnë 33-vjeçarin për shkak të moshës së tij, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, vendimi i tyre për ta shitur Romelu Lukakun në Inter dhe për të mos e zëvendësuar atë e ka lënë skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer me probleme në fazën e sulmit, veçanërisht pas lëndimit të Anthony Martialit dhe Marcus Rashfordit.
Pas lëndimit të Rashfordit në fundjavë, The Independendent shkruan se trajneri Solskjaer ia kërkoi drejtorit ekzekutiv të Manchester Unitedit, Ed Woodwardit, transferimin e Mandzukicit gjatë verës.
Mandzukici i është bërë e qartë se nuk është i dëshiruar në skuadrën e Juventusit, pasi që u zëvendësua në skuadër nga Gonzalo Higuain dhe mbeti edhe jashtë listës së skuadrës për Ligën e Kampionëve.
Ai më në fund vendosi të mos transferohet menjëherë tani në ndonjë klub të Katarit, kështu që transferimi gjatë afatit kalimtar të janarit mbetet një mundësi për të ardhmen e tij. /Gazeta Express/
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...