Manchester Unitedi synon ta afrojë yllin e Belgjikës dhe Leicester City Youri Tielemans, në përpjekje për ta pasur në skuadër një mesfushor të klasit botëror.
Djajtë e kuq janë duke e përgatitur një ofertë për mesfushorin e Leicester City Youri Tielemans për afatin kalimtar të verës.
Drejtuesit e Unitedit janë të vendosur të përforcojnë mesfushën në verë dhe Tielemans është në mesin e dëshirave të tyre, bashkë me dyshen angleze Declan Rice dhe Kalvin Phillips.
Nga kjo treshe, belgu është më lehtë i arritshëm dhe mund të kalojë në Old Trafford në verë.
23-vjeçari, i cili ka kontratë me Leicesterin deri në verën e vitit 2023, kushton rreth 55 milionë euro.
Ai i ka shënuar 6 gola në 16 paraqitje për dhelprat deri tani këtë sezon. /GE
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...