Qendërmbrojtësi i Real Valladolidit, Mohammed Salisu, ka qenë në formë mbresëlënëse gjatë këtij sezoni dhe ka arritur t’i fusë në garë për të dy gjigantet e Evropës: Real Madridin dhe Manchester Unitedin.
E përditshmja spanjolle AS raporton se Manchester Unitedi dhe Real Madridi tashmë e kanë kontaktuar Real Valladolidin për ta pyetur për qendërmbrojtësin Mohammed Salisun.
Forma e 20-vjeçarit gjatë këtij sezoni është plotësisht e ndryshme nga forma e skuadrës së tij, pasi që Real Valladolidi po përballet me shumë probleme dhe është në betejë për të mbijetuar në ligën elitare spanjolle.
Valencia, Getafe dhe Atletico Madrid thuhet se janë të interesuar gjithashtu për yllin e ri, i cili besohet se do të jetë në dispozicion për t’u transferuar për vetëm 12 milionë euro.
Përkundër garës me katër klube të tjera për transferimin e Salisus, Los Blancos besojnë se ata janë favoritë në këtë garë, shkaku i lidhjes së mirë mes Florentino Perezit dhe Ronaldo Nazarios.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi