Manchester United po tregon interes të madh për transferimin e lojtarit të RB Leipzig, Christopher Nkuku, para afatit kalimtar të verës, raporton “Sky Germany”.
Francezi ka qenë në formë mahnitëse për skuadrën e Bundesligës këtë sezon, duke shënuar 25 gola dhe 13 asistime nga vetëm 35 paraqitje në të gjitha garat.
Tashmë raportohet se paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në skenën e madhe nuk kanë kaluar pa u vënë re. “Djajtë e Kuq” po tregojnë interesim të madh për të blerë shërbimet e tij këtë verë.
Nkuku ka kontratë deri në qershor 2024 pa kaluzolë lirimi. Leipzig pritet të mbajë për të paktën 60 milionë euro, Ralf Rangnick thuhet se ka rekomanduar emrin e tij./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...