Sipas raportevetë fundit, Manchester United do të përfundojë transferimin e tyre të parë në janar pasi kanë rënë dakord për një marrëveshje me reprezentuesin e Ekuadorit Moises Caicedo.
Mesfushori 19-vjeçar ka tërhequr interes nga RB Leipzig dhe AC Milan, por United duket se ka fituar garën për nënshkrimin e tij dhe kalimin në Old Trafford që mendohet të jetë e afërt, pasi sipas Diario Extra, skuadra e Premier League ka negociuar dhe finalizuar marrëveshjen për rreth 4.5 milionë £ plus bonuse, me të riun i cili që do të nënshkruajë në orët e ardhshme edhe zyrtarisht kontratën e re me klubin anglez, përcjell Korneri.net
Caicedo tërhoqi vëmendjen e skautëve gjatë katër paraqitjeve të tij ndërkombëtare në eliminatoret e Kupës së Botës për Ekuadorin. Ai shënoi golin e tij të parë për vendin e tij në një fitore 4-2 ndaj Uruguajit në tetor.
Mesfushori aktualisht luan për skuadrën Independiente del Valle, ku po paraqitet shumë mirë.
“Ne kemi marrë një ofertë nga një klub evropian për Moises Caicedo, ne jemi duke negociuar propozimin,” tha menaxheri i klubit Santiago Morales.
“Ka shumë të ngjarë që ai nuk do të jetë në ekipin tonë në 2021 për shkak të propozimit që kemi marrë, është shumë e vështirë për ta mbajtur atë këtu.”
Amad Diallo është gjithashtu një tjetër lojtar i ri që do të përfundojë transferimin prej 37 milionë £ nga Atalanta muajin tjetër. Marrëveshja u dakordua në tetor, por klubi po pret të sigurojë një leje pune në mënyrë që ai të mund të përfundojë kalimin në Angli pasi ende është 18-vjeç.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...