Man United, PSG, Liverpool: Shanset e çdo skuadre për të fituar UCL

08:30 | 9 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Të hënën në mëngjes do të hidhet shorti për fazën e eleminimeve për Ligën e Kampionëve 2021/22 në Nyon të Zvicrës.

Javë vendosur 15 nga 16 skuadrat që do të luajnë në short. Të 15 skuadrave do t’i bashkohet ose Atalanata ose Villarreal. Dy skuadrat duhej të luanin ndeshjen e tyre të fundit në grup të mërkurën në mbrëmje, por moti i keq bëri që ndeshja të shtyhej.

Përballja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të enjten në mbrëmje.

Villarreal aktualisht zë vendin e dytë në Grupin F dhe e di se një pikë do t’I kalojë. Atalanta duhet të fitojë për të kaluar në raundin tjetër.

Me vetëm një lojë për t’u luajtur para fillimit të raundeve eliminatorre, kush është favoriti për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon?

Analistët e të dhënave “FiveThirtyEight” kanë përmbledhur numrat dhe kanë llogaritur shanset e çdo skuadre për të fituar trofeun.

Bayern Munchen është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve 2021/22.

Me Robert Leëandoëskin në krye të skuadrës dhe lojtarë tjerë të klasit botëror duke përfshirë, Thomas Muller dhe Joshua Kimmish në radhët e tyre, nuk do të ishte surprizë.

Skuadra e Julian Negelsmann dha një shans 23 për qind për të fituar trofeun, vetëm 3 për qind më shumë se Manchester City.

City kaloi në grupin e tyre dhe do të këkojë të fitojë komepticionin për herë të parë në histori të klubit.

Liverpooli fitoi të gjashtë ndeshjet e tyre të grupit dhe është favoriti i tretë, përpara Ajax dhe Chelseat.

Favoriti i shtatë për të fituar kompeticionin është Paris Saint-Germain.

Klubi francez hyri në këtë kompeticion si favorit, por fitoi vetëm tre nga gjashtë ndeshjet e tyre në grup.

Skuadra e Mauricio Pochettinos përfundoi e dyta në Grupin A dhe mund t’i presë një ndeshje e vështirë në 16-shen e fundit.

Manchester United është favoriti i 11-të dhe ka vetëm një për qind shanse për të fituar, me Cristiano Ronaldon në radhët e tyre, nuk mund të përjashtohen kurrë “Djajtë e Kuq”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme