Man United pritet të nënshkruajë me tre superyje për 211 milionë

23:01 | 4 Janar 2019
Arbresh Info

Manchester United ka tri shënjestra kryesore në departamentin defanziv për transferim – Toby Alderweird, Kalidou Koulibaly dhe Matthijs de Ligt.

Mbetet të shihet se cili prej tyre mund të transferohet dhe kur, por United është e qartë se ka nevojë për ndryshime të mëdha në linjën prapa së shpejti, transmeton portali arbresh.info.

Një përforcim brenda këtij muaji do të ishte ideal, por klubi mund të vendos që të pres deri gjatë merkatos verore për të reaguar, kur një trajner i përhershëm pritet të jetë në vend.

Ole Gunnar Solskjaeri është në detyrë në Old Trafford vetëm si një trajner i përkohshëm dhe ‘Bleacher Report’ pretendon se ai nuk dëshiron të nënshkruaj me një qendërmbrojtës të ri qendror ashtu siç kishte dëshirë paraardhësi i tij – Jose Mourinho.

Sidoqoftë, ata pretendojnë se Alderweireld, Koulibaly dhe De Light janë në radarët e tyre dhe kjo vjen pas spekulimeve që i lidhin ata me këta lojtarë, transmeton portali arbresh.info.

Më i shtrenjti padyshim se do të jetë Koulibaly i Napolit, i cili është duke shkëlqyer dhe është njëri nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij.

Reprezentuesi senegalez kushton rreth 108 milionë funta dhe United duket i përgatitur për të paguar shuma të mëdha për të, të paktën kështu pretendon një raport së fundmi nga ‘Gazzetta dello Sport’.

De Ligt është përfolur gjithashtu për kalim te United dhe klubet e tjera nga gazeta katalunase ‘Sport’, e cila e vlerëson të riun holandez me një shumë prej 63 milionë funta.

Alderweireld do të ishte opsioni më i lirë, megjithëse ai posedon ende një çmim mjaftë të konsiderueshëm rreth 40 milionë funta pasi United është duke kërkuar shërbimet e tij./arbresh.info/

Të ngjashme