Man United po negocion kushtet për të shkarkuar trajnerin Ole Gunnar Solskjaer

08:23 | 21 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Manchester United thuhet se ka marrë vendim për të shkarkuar Ole Gunnar Solskajer nga posti i trajnerit pas humbjes turpëruese 4-1 të shtunën kundër Watford.

Një mbledhje urgjente e bordit të klubit u thirr në orën 20:00, me “Sky Sports” që më pas pretendoi se e ardhmja e 48-vjeçarit është “ende e pavendosur”.

Sidoqoftë, “Times” tani ka raportuar se Premier League ka filluar procesin e shkarkimit të Solskjaer nga detyrat e tij.

Sipas gazetës, “drejtori menaxhues i grupit, Richard Arnold, u udhëzua të negocionte kushtet e sakta të largimit të Solskjaer me norvegjezin.

“Besohet se United do t’i kushtonte rreth 7.5 milionë funte për t’i dhënë fund mandatit tre-vjeçar të Solskajer”.

Shumë media raportojnë gjithashtu largimin e afërt të teknikut norvegjez, me Fabrizion Romanon i cili raporton se vendimi do të zyrtarizohet pasi bashkëpronari, Joel Glazer të jap dritën jeshile.

Humbja në “Vicarge Road” e lë Unitedin në vendin e shtatë në Premier League dhe duket se kjo ishte ndeshja e fundit e Solskjaer në krye të “Djajve të Kuq”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme