Google ADS

Man United përgatitë oferte rekorde për Neymarin

18:08 | 20 Shkurt 2019
Arbresh Info

Manchester United mund të shtrojë një ofertë rekorde prej 299 milionë euro për superyllin e Paris Saint Germainit – Neymarin.

Don Balon në formë sensacionale pretendon se Ole Gunnar Solskjaeri dëshiron të ketë një emër të madh në skuadër në rast se emërohet si një zëvendësues i përhershëm i Jose Mourinhos gjatë verës dhe braziliani i përshtatet këtij roli, transmeton portali arbresh.info.

Kjo duket të jetë një lëvizje e madhe nga United duke marrë parasysh që Neymari vlerësohet si njëri nga tre lojtarët më të mirë në botë, prapa Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Ai iu bashkua PSG-së 18 muaj më parë nga Barcelona për një tarifë po ashtu rekorde prej 222 milionë eurove. Por, koha e tij në Francë nuk ka qenë ashtu siç është planifikuar dhe raportet sugjerojnë se ai nuk e shijon më kohën duke luajtur në Liga 1 dhe kërkon një sfidë të re.

Sidoqoftë, kjo nuk e ka ndalur atë për të shënuar 48 gola brenda vetëm 53 paraqitjeve duke i siguruar PSG-së titullin në Liga 1 sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht se do të jetë jashtë fushës për 10 javë si pasojë e një lëndimi, United duket se është i vendosur për të sjellë Neymarin në Old Trafford.

Ylli nuk luajti në fitoren 2 me 0 të PSG-së në Teatrin e Ëndrrave në takimin e parë mes tyre në kuadër të xhiros së 1/8-ës në Ligë të Kampionëve.

Por, ai shikoi ndeshjen nga shtëpia dhe mund të ndjejë që transferimi në United do të ishte perfekt për karrierën e tij.

Sidoqoftë, raporti shton se edhe Real Madridi është në kërkim të një marrëveshje me Neymarin, ndonëse ‘Los Blancos’ janë të interesuar edhe në Eden Hazardin e Chelseas./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme