Manchester United do të bëjë një ofertë masive prej 60 milionë eurosh në verë për të provuar ‘rrëmbimin’ e Raphael Varane nga Real Madridi.
Djajve të Kuq janë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri për sezonin e ardhshëm, pasi Jose Mourinho është i etur për ta përmirësuar skuadrën.
Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, mbrojtësi i Realit, francezi Varane ka përfunduar në listën e të preferuarve të tij.
Varane, i cili ka kaluar shumë sezone me Realin, është një mbrojtës i talentuar francez i cili ka qenë në radar të Unitedit për një kohë të gjatë.
Raporti i këti mediumi sugjeron se Mourinho është një tifoz masiv i Varanes dhe do të bënte gjithçka për të nënshkruar me atë.
Por, bindja e Realit për të shitur dhe sidomos me Zinedine Zidanen si menaxher, duket e pamundur sipas këtij mediumi.
Edhe nëse Florentino Perez është i hapur për këtë ide, Zidane është një tifoz i madh i Varanes dhe nuk dëshiron të humbasë lojtarin.
Megjithatë, gjiganti anglez ka gati 60 milionë euro për transferimin e tij dhe duhet të presim deri në verë për ta kuptuar të ardhshme e francezit
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...