Edinson Cavani dhe Donny van de Beek janë përjashtuar për ndeshjen që Manchester Unite do ta zhvillojë në Europa League me Real Sociedadin për shkak të dëmtimeve muskulore.
Në dyshim janë edhe Anthony Martial e Scott McTominay, pavarësisht se kanë udhëtuar me skuadrën.
Në sfidën e së enjtes do të mungojë edhe Paul Pogba.
“Kemi disa në dyshim dhe do të shohim nëse do të jenë të gatshëm mjaftueshëm për lojë”, u shpreh Ole Gunnar Solskjaer para sfidës.
“Anthony (Martial) dhe Scott (McTominay) do të kontrollohen nesër. Donny (van de Beek) dhe Edinson (Cavani) s’do të udhëtojnë me ekipin. Donny dhe Edinson janë të lënduar, kanë probleme muskulore, kështu që s’do të udhëtojnë”.
“Paul është duke u rikuperuar mirë, por i duhen edhe disa javë kështu që ai s’do të luajë në shkurt sigurt, edhe disa javë dhe të shohim se si do të jetë”.
United ka ftuar 22 futbollistë për sfidën në Torino:
Portierë: De Gea, Henderson, Grant
Mbrojtës: Bailly, Lindelof, Maguire, Shaw, Telles, Tuanzebe, Wan-Bissaka, Williams
Mesfushorë: Amad, Fernandes, Fred, James, Mata, Matic, McTominay, Shoretire
Sulmues: Greenwood, Martial, Rashford
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...