Manchester United raportohet të ketë refuzuar shansin për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon para se ai t’i bashkohet Juventusit.
Superylli portugez iu bashkua skuadrës në Serie A për 105 milionë euro sot (e martë) pas nëntë viteve në Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Gazetari Sam Pilger përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka njoftuar se Manchester Unitedit i është ofruar shansi për të shtruar një ofertë për Ronaldon.
Bazuar në këtë burim, Jose Mourinho ka vendosur për të shikuar diku tjetër këtë verë.
“Djajtë e Kuq” ishin vazhdimisht duke u përfolur për transferimin e 33-vjeçarit, i cili u largua nga Old Trafford në vitin 2009 për transferim në Madrid.
Por, skuadra në Premierë Ligë nuk dëshironte transferimin e tij dhe Juventusi finalizoi marrëveshjen sonte./arbresh.info/
https://twitter.com/sampilger/status/1016709761813839873
Vendosen senzorë tokësorë në dy rrugë në lagjen Ulpiana
Osmani takon presidentin gjerman: Procesi i Berlinit shtysë ...
154 aksidente gjatë muajit shtator në rajonin e Ferizajt
Aksident në rrugën Shirokë -Suharekë, lëndohen disa persona
Kievi heton “ekzekutimin më masiv” të ushtarëve të kapur nga...
Kjo është lista me emrat e të famshmëve që kanë qenë pjesë e...