Manchester United raportohet të jetë informuar nga Barcelona se ata duhet të vijnë me një ofertë prej 35 milionë funtave në mënyrë për të hapur bisedimet me Ivan Rakitic gjatë merkatos së muajit janar.
Barcelona besohet të jetë e hapur rreth idesë për largimin e 31-vjeçarit nga Camp Nou në fillim të 2020-ës për shkak se tani mesfushori nuk është duke gjetur kohë në klub, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetën katalunase Sport, United ka kontaktuar gjigantin spanjoll në lidhje me një marrëveshje të mundshme me reprezentuesin kroat dhe skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit është informuar se çmimi i tij është 35 milionë funta.
Rakitic ka qenë një lojtar kyç te gjiganti katalunas qysh pas arritjes nga Sevilla në verën e vitit 2014, por ka startuar në vetëm një ndeshje në La Liga gjatë fazës së hershme të këtij sezoni.
Finalisti i Kampionatit Botëror 2018 së fundmi ka lënë të kuptohet se synon largimin nga skuadra e Ernesto Valverdes në një të ardhme të afërt nëse nuk ndryshon situata e tij aktuale.
Ndërkohë, United besohet të jetë në merkato për të paktën një mesfushor qendror pas humbjes së Marouane Fellaini dhe Ander Herreras gjatë dy merkatove të kaluara../arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit