Manchester United ka fituar 2-1 në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier përballë Brentfordit.
Ishte një ndeshje shumë e vuajtur për Djajtë e Kuq, por që në fund ia dolën t’i merrnin tri pikë.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, që shënuan nga një goditje nga këndi.
Ethan Pinnock u asistua nga Mikkel Damsgaard në minutën e 45+5-të, për të shënuar me kokë për 1-0.
Por, me të nisur pjesa e dytë (47’), Alejandro Garnacho me një asistim nga Marcus Rashford i barazoi shifrat në 1-1.
Për t’i përmbysur shifrat për Man United u përkujdes Rasmus Hojlund, që realizoi për 2-1 nga një asistim i Bruno Fernandes në minutën e 62-të.
Pas javës së tetë, Manchester United gjendet në vendin e dhjetë me 11 pikë, ndërsa në xhiron e nëntë përballen me West Ham United. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...