Manchester United raportohet se është ende duke kërkuar nënshkrimin me qendërmbrojtësin Leonardo Bonucci, i cili aktualisht është pjesë e AC Milanit.
Reprezentuesi i Italisë iu bashkua “Rossonerëve” nga Juventusi verën e kaluar dhe i ndihmoi atyre të përfundojnë në pozitën e gjashtë në Serie A gjatë sezonit të tij debutues, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e pa qartë për shkak të ndalesës që klubi ka pranuar për dy vite në kompeticionet evropiane dhe ‘Gazzetta dello Sport’ pretendon se ai mund të kërkojë largimin.
Thuhet se United është ndër klubet që është duke vëzhguar nga afër situatën e tij derisa trajneri Jose Mourinho është në kërkim të rekrutimit të një qendërmbrojtësi me eksperiencë në skuadrën e tij.
United përfundoi sezonin e kaluar me 81 pikë në pozitën e dytë, por ata ishin 19 pikë prapa kampionit – Manchester City./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...