Google ADS

Man United kërkon transferimin e Lewandowskit, kontakton me agjentin e lojtarit

13:46 | 8 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Manchester United duket se i është futur garës për sulmuesin e Bayern Munchen, Robert Lewandowski.

Reprezentuesit polak ka ngecur në bisedime me Bavarezët për kontratën e re dhe ka kontaktuar me Barcelonën për një lëvizje gjatë verës.

Lewandowski ndihet gati për një aventurë të re në moshën 33-vjeçare dhe ka marrë një ofertë kontrate nga Barça për shqyrtimin e tij.

Megjithatë, “BILD” thotë se United janë gjithashtu të interesuar për sulmuesin polak.

United thuhet se ka shprehur interesimin e tyre për agjentin Pini Zahavi disa javë më parë. Gjigantët angleze ‘do të donin të nënshkruanin me qendërsulmuesin, nëse ka mundësi’, u informua Zahavi.

Megjithatë, Barça është favorit për transferimin e tij, pasi sipas raportimeve edhe vet sulmuesi kërkon transferimin në Spanjë./Arbresh.info

Të ngjashme