Man United insiston për Bale

08:52 | 18 Nëntor 2017
Arbresh.info

Manchester United nuk dëshiron të heq dorë nga Gareth Bale.

Manchester United do të bëjë tentimin e tretë për sulmuesin e Real Madridit, Gareth Bale, raporton “The Mirror”, transmeton Gazeta Express.

Raportohet se Madridi është lodhur me lëndimet e shpeshta të Bale dhe trajneri i “Djajve të kuq” Jose Mourinho është i bindur se me rikthimin në Premierligë do ta rikthejë më të mirën edhe të Bale.

Për të marrë Bale, Man United duhet të bëjë gati 85 funte, aq sa ka shpenzuar kampioni i La Ligas vite më parë. Bale ka kontratë me Realin deri më 2022.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme