Man United fiton ndaj Swansea me lehtësi, një javë para derbit me Man City

17:58 | 31 Mars 2018
Arbresh.info

Manchester United ka arritur të mposhtë skuadrën e Sëansea, në Old Trafford me rezultat të pastër, 2 me 0.

Trajneri Jose Mourinho, startoi me një formacion të fortë ndaj skuadrës mysafire, e cila është duke ‘luftuar’ për mbijetesë.

United kaloi në epërsi në minutën e katërt, pas golit të realizuar nga Romelu Lukaku, i cili u asistua nga Alexis Sanchez.

Ky gol i belgut ishte i 100 në futbollin anglez.

Djajtë e kuq vazhduan me dominim total ndaj Sëansea, duke shënuar edhe golin e dytë.

Golin e shënoi mesfushori kilian, Alexis Sanchez, në minutën e 20-të për rezultatin 2 me 0.

Sanchez u asistua nga Jesse Lingard.

Me këtë fitore, United vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 68-të pikë  , ndërsa Sëansea në të 15-të me 31 pikë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme