Manchester United ka bërë një përmbysje të jashtëzakonshme për t’i marrë tre pikë nga përballja me Juventusin, skuadër të cilën e mposhtën 1:2 në ‘Allianz Stadium’ në ndeshjen e vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi 0-0, por pjesa e dytë solli tri gola.
Një pasimi të gjatë të Bonuccit në minutën e 65’ iu përgjigj Cristiano Ronaldo që shënoi me një goditje vollej për epërsinë 1:0 të Juventusit.
Vazhdimi i ndeshjes solli edhe përmbysjen e rezultatit .
Juan Mata në minutën e 86’ shënoi nga gjuajtja e lirë për të barazuar në 1:1 rezultatin.
Goli i fitores shumë të rëndësishme për Manchester United u shënua në minutën e 90’, kur Alex Sandro shënoi në portën e tij pas një tollovie të krijuar në zonën e vendasve.
Pas katër ndeshjeve, Juventusi kryeson në grupin H me nëntë pikë, duke u ndjekur nga United që tani numëron shtatë pikë
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...