Manchester United ka arritur fitore minimale 1-0 në udhëtim te Norwich City, ndeshja kjo e vlefshme për xhiron e 16-të të Premier League.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të “Djajve të Kuq”, por pavarësisht kësaj, nuk pati gola.
Në pjesën e dytë, në përgjithësi më të mirë u treguan “Kanarinat”, por Cristiano Ronaldo arriti të kalonte skuadrën e tij në epërsi në minutën e 75-të, ku u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Manchester United renditet në vendin e 5-të me 27 pikë të grumbulluara, ndërsa Norwich City gjendet në vendin e fundit me 10 pikë./Arbresh.info
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor