Manchester United ka tani shpresa në garën për të nënshkruar me sulmuesin Antoine Griezmann pasi francezi pranoi se mund të largohet nga La Liga.
Griezmann do të largohet nga Atletico Madridi këtë verë pas pesë viteve në kryeqytetin spanjoll dhe pavarësisht se Paris Saint Germaini thuhet se e ka mposhtur Barcelonën në luftën për nënshkrimin e tij, Manchester United vazhdon të jetë ende pas francezit, transmeton portali arbresh.info.
“Ka nevojë ende për durim, ende është shumë herët”, ka thënë fillimisht Griezmann kur është pyetur për të ardhmen e tij.
“Unë dua që e ardhmja e ime të vendoset më shumë se çdo kush tjetër, por është e nevojshme për të pritur ende”
“Nuk e di nëse do të vazhdojë qëndrimin në Spanjë. Ndoshta brenda dy javëve ne do të dimë diçka. Unë dua vetëm të luaj futboll dhe të kënaqem”, shton francezi duke i dhënë shpresa Djajve të Kuq./arbresh.info/
Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë p...
Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë p...
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...