Manchester City dukej se ishte në një planet tjetër gjatë fitores mbrëmjen e kaluar në Ligë të Kampionëve ndaj Schalkes duke siguruar fitore tronditëse me rezultat 7 me 0.
Ishte vërtetë e çuditshme për të parë diçka të tillë meqenëse City me plotë vështirësi fitoi 3 me 2 ndaj të njëjtit kundërshtar për të vazhduar tutje falë dy golave vonë në Gjermani, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, këtë herë ishte më e lehtë për kampionin e Premierë Ligës sepse ata thyen dy rekorde me këtë rezultat.
Bazuar në statistikat nga Opta, fitorja e tyre me rezultat të përgjithshëm 10 me 2 është më e madhja e arritur në Ligë të Kampionëve nga një klub anglez.
Kjo nuk është befasuese për shkak se është vështirë të kujtosh një skuadër nga Premierë Liga të ketë arritur një fitore të tillë gjatë fazës eliminuese, madje edhe pse kanë qenë disa gjatë fazës së grupeve të këtij kompeticioni.
Mbi të gjitha, disfata 7 me 0 ishte më e rënda e pësuar nga një skuadër gjermane në Ligë të Kampionëve.
Schalke nuk është Bayern Munich apo Borussia Dortmund, por është vërtetë impresive nga City për të arritur këto dy rekorde./arbresh.info/
https://twitter.com/OptaJoe/status/1105598109885874176
https://twitter.com/OptaFranz/status/1105587376301240320
Anulohen procedurat gjyqësore në rastin kundër Trumpit për z...
Osmani takon kryetaren e Parlamentit Evropian, diskutojnë pë...
Rusia sulmon me dron shtëpinë e ambasadorit të Estonisë në K...
Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, plagoset një person
Termokosi shpërndan faturat këtë fundjavë
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në je...