Omar Berrada, shef i klubit të Manchester Cityt, nuk beson që mund të ndodhë ndonjë marrëveshje në vitin 2020 për yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
“Citizens” do të jenë në pozicion për të nënshkruar me yllin argjentinas në verën e 2021, thotë shefi i klubit anglez.
Problemet financiare te skuadra katalunase mund ta shtyjnë një largim të mundshëm të Messit pasi që nuk ka ndonjë zhvillim për vazhdimin kontratës me “Blaugrana”.
“Ai është një talent i mrekullueshëm, ai është njeriu që mund të bëjë ndryshime të mëdha te secili klub në botë, brenda dhe jashtë fushave”, deklaroi Berrarda.
“Ai është lojtari më i mirë në botë, ai është lojtari më i mirë i gjeneratës së tij. Unë mendoj që secili klub në botë do të dëshironte që ta ketë atë në ekip”.
“Fakti që është diskutuar që ai dëshiron të luajë për Cityn shihet qartë se sa larg ka arritur klubi në këto vitet e fundit, ku talenti më i madh i gjeneratës dhe potencialisht ai tha që dëshiron të luajë për ne”.
“Është e vështirë që ta dimë se çfarë do të ndodhë. Nëse mendon prapa dy javësh ku çdo gjë ndryshoi tek Barcelona, është e pamundur që ta dimë se çfarë do të ndodhë në verën e ardhshme”
“Për çdo gjë ne duhet të jemi të përgatitur sepse mund të ndodhin shumë gjëra në të njëjtën kohë. Unë mendoj se e kemi fuqinë financiare dhe e kemi mundësinë të bëjmë investime në skuadër”.
“Kjo gjë na vendos ne në një pozitë më të rehatshme. Ne mund ta bëjmë zgjedhjen e duhur, por kjo nuk do të thotë që ne duhet t’i përshpejtojmë hapat në këtë drejtim, pasi që Serigo Aguero dhe Gabriel Jesus janë duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme. Ata janë pjesë e sulmuesve më të mirë në botë për momentin. Do të veprojmë atëherë kur e kemi mundësinë financiare për ta bërë zgjedhjen e duhur”, përfundoi Barrerda. /Gazeta Express/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit