Kampioni i Anglisë, Manchester City synon t`i ofrojë një kontratë të re njërit prej lojtarëve më të mirë, Kevin De Bruyne.
Mesfushori ofanziv belg ka kontratë me Cityn deri në qershor të vitit 2025. Mediat britanike raportojnë se De Bruyne ka oferta të pasura nga klubet e Arabisë Saudite.
Nëse ai ndjek gjurmët e Cristiano Ronaldos, Karim Benzemas dhe yjeve të tjerë të mëdhenj që vendosën të transferohen në Lindjen e Mesme, atëherë do të fitonte më shumë se 50,000,000 euro në sezon.
Prandaj, Manchester City i ofron De Bruyne një zgjatje të kontratës deri në qershor 2026.
Ai mbërriti te City në vitin 2015 nga Wolfsburgu dhe për klubin anglez luajti 360 ndeshje dhe shënoi 97 gola./rtk
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...