Manchester City është afër për të siguruar shërbimet e Joao Cancelos nga Juventusi pasi të dy klubet kanë nisur me njëra-tjetrën negociatat.
Transferimi dukej se ishte zvarritur kur Juve kërkoi 60 milionë euro dhe City insistoi në përfshirjen e Danilos si pjesë të marrëveshjes, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në Calciomercatoweb, sot (e mërkurë) janë bërë disa hapa të mëdhenj dhe një marrëveshje duket të jetë e pashmangshme.
Drejtori sportiv Fabio Paratici gjendet në Londër dhe nuk është aty vetëm për Romelu Lukakun dhe Manchester United.
Besohet se Manchester City ka rënë dakord për të paguar në kesh pa përfshirë Danilon në marrëveshje, ndërkohë që “Zonja e Vjetër” është e përgatitur për të zbritur kërkesat në 50-55 milionë euro.
Cancelo ishte blerë nga Valencia për 40 milionë euro një vit më parë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...