Manchester City ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Wycombe, në kuadër të Carabao Cup.
“Qytetarët” triumfuan me rezultat bindës 6 – 1.
Skuadra e Ligës së Tretë në Angli befasisht kaloi në epërsi me anë të Hanlan (22′).
Por, pas shtatë minutave, Kevin de Bruyne barazoi rezultatin (29′).
Riyad Mahrez vendosi Cityn në epërsi (43′), kurse pas tre minutave talenti Phil Foden dyfishoi avantazhin (45+1).
Ishte spanjolli Ferran Torres që u përkujdes për golin e katërt (71′), derisa Mahrez shënoi golin e pestë për Cityn (83′).
Talenti anglez Palmer vulosi fitoren (89′) pak minuta para kohës së rregullt.
Me këtë fitore, City kalon tutje, ku së shpejti do mësoi kundërshtarin.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...