Manchester City është bërë klubi u fundit që interesohet për transferimin e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz.
Ruiz ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në dy sezonet e fundit me Napolin pas transferimit nga Real Betisi.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që spanjolli të pëlqehet shumë nga klubet më të mëdha evropiane.
Dy gjigantët spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona kanë treguar interesim për Ruizin, ndërsa lojtari pëlqehet shumë edhe nga Liverpooli.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, City është bashkuar tani në garën për ndjekjen e yllit të Napolit.
Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola e sheh 23-vjeçarin si një zëvendësim ideal për David Silvan, i cili do të largohet pas përfundimit të seoznit.
Megjithatë, Napoli thuhet se nuk do ta lejojë Ruizin të largohet për një çmim më të ulët se 100 milionë euro. /Telegrafi/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua