Manchester City ka pasur një mundësi të shpejtë për t’iu hakmerrur Tottenhamit pas eliminimit në Ligë të Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Premierë Ligës e ka mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 skuadrën e Pochettinos në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme (e shtunë) në Etihad, shkruan portali arbresh.info.
Goli nga 18-vjeçari Phil Foden, i cili ishte i pari për të te “Qytetarët” gjatë këtij sezoni, i mjaftoi skuadrës së Pep Guardiolas për të marr tri pikë në takimin shumë të rëndësishëm këtë pasdite rreth garës për titull.
Shanset nuk munguan nga të dy skuadrat për ndryshim të rezultatit, por lojtarët nuk arritën të konkretizojnë goditjet e tyre.
Manchester City tani qëndron në krye të tabelës me 86 pikë, një më shumë se Liverpooli në pozitën e dytë, ndërsa Tottenhami vazhdon qëndrimin në pozitën e tretë me 67 pikë, një më shumë se Arsenali dhe Chelsea./arbresh.info/
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...