“Qytetarët” janë rikthyer pas disfatës së rrallë ndaj Liverpoolit në xhiron e kaluar duke fituar bindshëm takimin e sotëm (e shtunë) ndaj Newcastles.
Superylli Sergio Aguero me një hat-trick i ka siguruar tri pikë të plota Manchester Cityt në ndeshjen e zhvilluar si nikoqir në Etihad në kuadër të xhiros së 24-të të Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Sergio Aguero realizoi me kokë golin e epërsisë për 1 me 0 në minutën e 34′ pas asistimit nga Kevin De Bryne, rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë e takimit.
Goli i dytë nga ylli argjentinas erdhi nga pika e bardhë në minutën e 63′ të pjesë së dytë para se të finalizonte gjithçka me hat-trick në minutën e 83′ me një gol të bukur që asistues ishte Lorey Sane.
Goli i vetëm nga mysafirët u realizua nga Murphy në minutën e 67′.
Manchester City tani ka 65 pikë në krye të tabelës si lider i Premierë Ligës me 12 pikë më shumë se Manchester United që qëndron në pozitën e dytë./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat e realizuara në këtë ndeshje:
Bajrami: Partia në pushtet e ka përgjegjësinë pse s’ka rrymë
Theren me thikë tre persona në Prizren
Pas aterimit në Beograd, arrijnë në Prishtinë 155 udhëtarët ...
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...