Klubi anglez, Manchester City thuhet se ka rënë dakord për kushtet e transferimin me Al-Ahli për shitjen e Riyad Mahrez këtë verë.
Legjenda algjeriane ishte cak i klubit nga Superliga e Arabisë Saudite tash e disa kohë, por vetëm tani thuhet se është pranuar oferta e tyre nga City.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Mahrez do të transferohet në klubin saudit për një tarifë prej 35 milionë euro, me bonuse të përfshira.
Mahrezit iu dha leja nga City që të mos udhëtonte me skuadrën për turneun e tyre në Azinë Lindore. Ai është i vetmi lojtar i ekipit të parë që nuk është në turne me skuadrën.
City pagoi rreth 68 milionë euro për Mahrez në vitin 2018 dhe ai shënoi 15 gola nga 47 ndeshje në sezonin e kaluar, ku fituan tre trofetë
Sulmuesi anësor algjerian ka një marrëveshje me Cityn deri në vitin 2025 dhe shitja e tij për këtë shifër llogaritet të jetë një pazar i mirë për klubin nga Etihad. /Telegrafi
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...