Manchester City është duke planifikuar t’i transferojë edhe pesë lojtarë të tjerë gjatë afatit kalimtar të verës dhe dëshiron që të gjitha këto transferime t’i përfundojë para 12 shtatorit.
Klubi e kompletoi transferimin e anësorit Ferran Torres nga Valencia për 37 milionë funte të martën dhe pritet që së shpejti ta kompletojnë edhe transferimin e Nathan Ake nga Bournemouth për 41 milionë funte.
Mbrojtësit janë tani prioriteti i Pep Guardiolës për këtë verë, pasi që ai po e kërkon një mbrojtës të krahut të majtë dhe një qendërmbrojtës, pozitë kjo për të cilën e ka identifikuar Kalidou Koulibalyn e Napolit.
Në repartet e tjera, Manchester City do të duhet të gjejë zëvendësues më afatgjatë për dy lojtarë legjendarë të klubit, David Silvan dhe Sergio Agueron.
Lautaro Martinezi i Interit mbetet zgjedhja numër një e Guardiolën për pozitën e qendërsulmuesit, ndërsa Athletic raporton se Manchester City është interesuar edhe Joao Felixin e Atletico Madridit.
Manchester City ka kohë deri më 5 tetor për kompletimin e këtyre transferimeve, mirëpo Guardiola e ka udhëzuar klubin t’i kompletojë deri më 12 shtator në mënyrë që të ketë kohë t’i përgatisë ata me skuadër për sezonin e ri. /Gazeta Express/
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...