Man City përmbys rezultatin ndaj Chelseas

19:11 | 23 Nëntor 2019
Arbresh Info

Manchester City ka përmbysur rezultatin në ndeshjen derbi si nikoqir ndaj Chelseas.

Kampioni në fuqi i Premierë Ligës ka realizuar duke gola duke përmbysur rezultatin ndaj “Bluve” që në formë befasuese siguruan epërsinë në Etihad, shkruan portali arbresh.info.

Ishte N’Golo Kante që dërgoi në epërsi skuadrën e Franck Lampard derisa po zhvillohej minuta e 21′.

Por, Kevin De Bryne barazoi gjithçka në minutën e 29′ me një goditje të fuqishme e cila edhe u devijua për të prekur më pas portën e Kepas.

Riyad Mahrez më pas në minutën e 37′ bëri një driblim të jashtëzakonshëm në zonë për të shënuar për 2 me 1./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme