Manchester City vazhdon të jetë gjithnjë e më i sigurt që ata do të mposhtin Chelsean këtë verë në transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.
Reprezentuesi i Kilit nuk ka arritur të nënshkruaj ende kontratë të re me klubin në Emirates Stadium duke vendosur “Topçinjtë” në një pozitë të dobët për negociata derisa ai vazhdon të ketë vetëm edhe një vit në marrëveshjen e tij aktuale, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: I jep fund karrierës në Real nëse largohet Cristiano Ronaldo
Garës për transferimin e Alexis Sanchezit këtë verë i janë bashkuar edhe klubet e tjera të mëdha si Chelsea, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain, por City beson që ata mund të arrijnë një marrëveshje. Bazuar në ‘Daily Mirror’, Manchester City pritet të bëjë ofertën e tyre të parë zyrtare për 28-vjeçarin pas Kupës së Konfederatave.
City pret të arrijë marrëveshje për një shumë prej 50 milionë funta, e cila duket e mjaftueshme në këtë merkato për Sanchezin që vazhdon të tregoj se është njëri nga lojtarët më të mirë në Evropë. Ish ylli i Barcelonës ka shënuar 30 gola dhe ka kontribuuar me 13 asistime te Arsenali gjatë të gjitha kompeticioneve, përfshirë golat në gjysmëfinale dhe finale të FA Cup.
Sanchez iu bashkua Arsenalit tri vite më parë, por është frustruar në mënyrë të vazhdueshme te skuadra londineze për shkak të mungesës së suksesit së tyre në turnet madhështorë.
Lexo edhe: Manchester United nuk heq dorë plotësisht nga Adnan Januzaj
Skuadra e trajnerit Arsene Wenger ka fituar vetëm dy FA Cup gjatë kohës së Sanchezit në klub si dhe ka dështuar për të siguruar titullin në Premierë Ligë apo kualifikimin në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm./arbresh.info
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...