Manchester City raportohet se janë të gatshëm të ofrojnë njërin prej Rico Lewis ose Oscar Bobb si ndihmesë për transferimin e Bruno Guimaraes nga Newcastle United.
Kampioni në fuqi i Anglisë mund t’i ofrojë ‘Laraskave’ një ofertë huazimi për njërin prej këtyre dy lojtarëve, në rast se kjo iu ndihmon në transferimin e Guimaraes.
Newcastle ka vendosur një çmim të madh prej 100 milionë eurosh për mesfushorin brazilian, i cili është po ashtu në radarin e Arsenalit, por City nuk është i gatshëm që ta paguajë këtë shumë.
Ata besojë se Guimaraes vlen afër 80 milionë euro, diçka që momentalisht e ka lënë pezull transferimin e amerikano jugorit në ‘Etihad’.
Sidoqoftë, interesimi i Newcastle për Lewis dhe Bobb mund të jetë çelësi për ta zhbllokuar këtë situatë, sipas raportimeve nga Anglia.
City e ka bërë të qartë se asnjëri prej këtyre dy lojtarëve nuk është në dispozicion për shitje, pasi që të dy, Lewis dhe Bobb, po shihen si lojtarë të rëndësishëm në planet afatgjate të klubit.
Në aspektin afatshkurtër, Pep Guardiola mund ta lirojë njërin prej tyre të largohet në formë huazimi dhe ta përforcojë mesfushën e tij para sezonit të ardhshëm, aty ku synohet titulli i pestë radhazi i Ligës Premier.
Lewis u bë pjesë e ekipit të parët të Man Cityt në sezonin 2022/2023 kur fituan tripletën, duke e nisur nga fillimi në dhjetë ndeshje të Ligës Premier.
Bobb në anën tjetër, nuk pati minuta aq sa Lewis, por u përdor si opsion nga banka rezervë pasi u promovua në ekipin e parë nga grupmoshat U23./Telegrafi/
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër