Manchester City është i gatshëm të paguaj 60 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtitin.
Sipas një raporti nga L’Equipe, trajneri Pep Guardiola është duke kërkuar një qendërmbrojtës të ri dhe Umtiti është pjesë e listës së shkurtër të tyre, transmeton portali arbresh.info.
Klauzola e blerjes së Umtitit në Barcelonë vlen 60 milionë euro dhe Manchester City beson se një marrëveshje për transferimin e francezit mund të jetë e mundshme.
Barcelona duhet të përmirësojë kontratën e 23-vjeçarit në mënyrë për të mbajtur atë në klub.
Përveç ndryshimeve të zakonshme, gjiganti katalunas duhet t’i rris atij gjithashtu klauzolën e blerjes./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...