Man City ofron 20 milionë për superyllin Alexis Sanchez

19:04 | 9 Janar 2018
Arbresh Info

Manchester City ka shtruar një ofertë tjetër në tavolinë për superyllin Alexis Sanchez.

Arsenali refuzoi përpjekjet e Manchester Cityt gjatë verës, që përfshinte një ofertë të raportuar prej 60 milionë funta, por tani klubi shpreson të sigurojë shërbimet e tij këtë muaj, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në ‘Guardian’, lideri i Premierë Ligës ka ofruar 20 milionë funta dhe lojtari ka rënë dakord me kontratën që i ofron atij 250 mijë funta në javë.

Pep Guardiola synon përforcimin e skuadrës së tij para pjesës së dytë të sezonit me transferimin e ish lojtarit të tij.

Spanjolli e menaxhoi Sanchezin gjatë kohës së tij në Barcelonë dhe shpreson të ribashkohet me sulmuesin kilian në Man City./arbresh.info/

Të ngjashme