Man City me transferim të papritur nga Interi

19:11 | 25 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Interi duhet të ndjehet i rrezikuar ngase mund të mbetet pa mbrojtësin Milan Skriniar.

Mediat angleze kanë raportuar se Pep Guardiola e admiron shumë futbollistin dhe ka kërkuar nga klubi transferimin e tij në ‘Etihad Stadium’ gjatë verës së ardhshme.

Talenti sllovak ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A duke qenë lider i mbrojtjes së Interit.

Ai shumë lehtë mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Interit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme