Man City me “ofertë zyrtare” për yllin e Atleticos

12:43 | 18 Maj 2019
Arbresh Info

Manchester City ka bërë një “ofertë zyrtare” për të nënshkruar me Rodrin nga Atletico Madridi.

Kampionët e Premierë Ligës të Pep Guardiolas synojnë të përforcohen këtë verë dhe janë të gatshëm për të paguar klauzolën e 22-vjeçarit prej 61 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në një raport nga AS, City ka shtruar një ofertë zyrtare për mesfushorin qendror dhe reprezentuesit spanjoll dëshiron të transferohet në Etihad.

Diego Simeone dëshiron që Rodri të qëndrojë, por duke marrë parasysh klauzolën e tij, lojtari e ka të ardhmen e tij në duar.

Barcelona mendohet gjithashtu të jetë e interesuar por siç qëndrojnë gjërat, ish lojtari i Villarrealit favorizon kalimin në City.

Guardiola ka pasur si shënjestër Rodrin si një lojtar për t’i vënë presion Fernandinhos, i cili është në moshën 34-vjeçari dhe afër fundit të karrierës së tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme