Man City me ofertë 70 milionëshe për Iscon

15:54 | 26 Maj 2018
Arbresh Info

Manchester City është duke kërkuar të sigurojë shërbimet e Iscos nga Real Madridi gjatë merkatos verore të transferimeve.

Reprezentuesi i Spanjës ka nënshtruar së fundmi kontratë afatgjate me ‘Los Blancos’, por “Qytetarët” janë ende të interesuar për të siguruar transferimin e tij në Etihad, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në një raport nga ‘Mundo Deportivo’, Pep Guardiola dëshiron të përforcoj ende linjën e tij frontale dhe ka identifikuar Iscon si shënjestër kryesore për transferim në merkaton verore.

Thuhet se ‘Los Blancos’ mund të konsiderojnë shitjen e Iscos për çmimin e duhur këtë verë, ndërkohë që “Qytetarët” janë të përgatitur për të shtruar një ofertë prej 70 milionë funta për 26-vjeçarin.

Isco, i cili filloi karrierën e tij te Malaga, ka qenë pjesë e ‘Los Blancos’ gjatë pesë sezoneve të fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme