Manchester City është kthyer në pozitën e dytë në Premierë Ligë pas fitores ndaj Aston Villas pasditen e sotme (e shtunë).
Kampioni në fuqi i Premierë Ligës ka siguruar tri pikë të plota me fitore 3 me 0 në Etihad ndaj djelmoshave të Dean Smith në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së dhjetë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola 0 me 0 pavarësisht dominimit të plotë nga City ndërkohë që mysafirët tentonin me kundërsulme.
Me të filluar fraksioni i dytë, Raheem Sterling zhbllokoi shifrat duke shënuar bukur për 1 me 0 para se Kevin De Bruyne të dyfishonte shifrat me një gol që erdhi pas një tentimi për krosim.
Ilkay Gundogan finalizoi ndeshjen për 3 me 0 duke shënuar nga afërsia pas disa sulmeve të njëpasnjëshme nga skuadra e Pep Guardiolas.
Por, “Qytetarët” humbën qendërmbrojtësin Fernandino që u përjashtua nga fusha në minutat e fundit të ndeshjes pas kartonit të dytë të verdhë.
Manchester City zë vendin e dytë me dy pikë më shumë se Leicester City dhe qëndron me tri pikë larg Liverpoolit si lider me 25 pikë dhe një ndeshje më pak, ndërsa Aston Villa qëndron në pozitën e 13-të me vetëm njëmbëdhjetë pikë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...