Klubi anglez, Manchester City ka pyetur Napolin për disponueshmërinë e sulmuesit Victor Osimhen.
Gjigantët e Ligës Premier kanë lulëzuar me Erling Haaland në krye këtë sezon.
Megjithatë, mediumi Sky Sports Germany thekson se City mund të jetë në kërkim të një zëvendësuesi tashmë.
Haaland ka qenë i lidhur me klube duke përfshirë Paris Saint-Germain dhe Real Madrid në të kaluarën dhe largimi i tij nuk duket i pamundur.
Duket se nëse ai largohet, City do të synojë transferimin e Osimhen, pasi të dy nuk mund të luajnë në të njëjtin formacion titullar.
Sipas Manchester Evening News, Manchester United gjithashtu ka interes për Osimhen, por preferon Harry Kane.
Ndryshe, transferimi i sulmuesit nigerian nga Napoli mund të kushtoj të paktën 100 milionë euro. /Telegrafi/
Dita e Pavarësisë, FSK dhe Policia e Kosovës parakalojnë sot
Kosova sot feston 17-vjetorin e Pavarësisë
17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet me një sërë akti...
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...