Mbrojtësi uzbek, Abdukodir Khusanov pritet të përforcojë Manchester Cityn në një transferim prej 50 milionë eurosh dhe egjiptiani Omar Marmoush gjithashtu pritet të bashkohet me Qytetarët.
20-vjeçari i Lens ka rënë dakord për kushtet personale me Citizens dhe së shpejti klubet duhet të konfirmojnë transferimin e futbollistit të cilin Real Madridi dëshironte ta sillte.
Pep Guardiola dëshiron të përdorë afatin kalimtar dimëror për të rikthyer në rrugën e duhur një ekip të vështirë të Cityt dhe do të sjellë përforcime të reja për të rindërtuar skuadrën.
Në të njëjtën kohë, sulmuesi egjiptian Marmoush ra dakord për kushtet personale të transferimit të tij nga Eintracht Frankfurt te Manchester City në një transferim prej 80 milionë eurosh.
Siç ka bërë të ditur gazetari i njohur gjerman Florian Plettenberg, egjiptiani do t’i bashkohet menjëherë radhëve të Qytetarëve pasi klubet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.
Marmoush shënoi 18 gola me 11 asistime këtë sezon në Gjermani, ndërsa 20-vjeçari i Uzbekistanit, Khusanov u tregua një nga lojtarët më të mirë mbrojtës këtë sezon dhe ata shohin një perspektivë të madhe tek ai te City. /Telegrafi/
🚨🆕 Manchester City and Omar #Marmoush have reached a full verbal agreement! Personal terms are all agreed!
The 25-y/o top striker wants to move to #MCFC immediately, where he is currently the number one target.#SGE have been informed. They expect the first offer from England… pic.twitter.com/naoQyThTPH
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 9, 2025
🚨🔵 Manchester City are closing in on Abdukodir Khusanov deal! Pep Guardiola also gave his own green light.
As exclusively revealed 10 days ago, he’s the main target and the agreement with RC Lens is at final stages now.
Khusanov agreed personal terms as he wants the move. 🇺🇿 pic.twitter.com/NuFFbYp6Bt
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 10, 2025
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...