Manchester City raportohet se ka shprehur interesim për të nënshkruar me sulmuesin Antoine Griezmann nga Atletico Madridi.
Francezi ka qenë shumë i interesuar për transferim te rivali i Cityt në Premierë Ligë, Manchester United, dhe ishte afër kalimit gjatë verës së kaluar por gjithçka dështoi për shkak të ndalesës së transferimeve që kishte skuadra në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë javëve të fundit United raportohet se ka hequr dorë nga Griezmann derisa është afër marrëveshjes për të sjell sulmuesin Alexis Sanchez në Arsenal.
Bazuar në ‘Manchester Evening News’, trajneri Pep Guardiola i është përgjigjur shmangies së marrëveshjes për të nënshkruar me Sanchezin duke kthyer vëmendjen e tyre te Griezmann, i cili është në dispozicion për 89 milionë funta.
Gazeta pretendon se Guardiola është një admirues i madh i 26-vjeçarit dhe tashmë i janë premtuar fondet për të nënshkruar sezonin e ardhshëm me një sulmues të klasit botëror./arbresh.info/
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...
Ndalohen dy persona për grabitje në tentativë në Gjilan