Google ADS

Man City i shpëton dënimit nga FIFA pavarësisht se ishte fajtor

18:35 | 13 Gusht 2019
Arbresh Info

Manchester City ka arritur t’i shmanget dënimit me bllokim të transferimeve pavarësisht shpalljes fajtor nga FIFA.

City është gjobitur me 370 mijë franga zvicerane, shifër që është e barabartë me 340 mijë euro, transmeton portali arbresh.info.

Shkeljet kanë të bëjnë me transferime dhe regjistrim të lojtarëve nën moshën 18 vjeçare, gjë që thyen rregullat e përgjithshme të FIFA-së. City pranoi gabimet e tyre dhe Komiteti Disiplinor i FIFA-së mori në llogari faktin se ata morën plotësisht përgjegjësi kur u diskutua sanksionimi.

Ata besojnë se kjo është arsye se City nuk u ndëshkua me bllokim të transferime, ashtu siç u dënua Chelsea për shkelje të njëjta.

Chelsea nuk ka qenë në gjendje të bëjë transfere këtë verë pas shpalljes fajtor të thyerjes së sistemit nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme